Turistë nga e gjithë bota “pushtojnë” Gjirokastrën
Aktualitet

Turistë nga e gjithë bota “pushtojnë” Gjirokastrën

Pushuesit e huaj tërhiqen nga historia, por edhe traditat e kulinaria e qytetit të gurtë. Të gjitha gjuhët e botës dëgjohen në sokakët e Gjirokastrës. Kjo verë ka mbledhur si asnjëherë më parë turistë të shumtë në qytetin e gurtë, që tërheq jo vetëm për historinë, traditën, por edhe për natyrën e kulinarinë.

“Unë jam nga Spanja, por jetoj në Gjermani. Është hera e parë që vij në Gjirokastër. Deri tani më duket shumë qytet i këndshëm. Nuk e kam viztuar ende kalanë, por besoj se do të jetë udhëtim shumë i këndshëm.”tregon intinerarin e tij turisti spanjoll. Turmat e turisteve skane te sosur. Sokaket jane mbushur plot me njerez qe kerkojne dhe hulumtojne.

“Ne jemi nga Gjermania dhe jemi akomoduar në një hotel pak më poshtë dhe më pëlqen shumë mëngjesi këtu. Është shumë i këndshëm.”, tregon tursti gjerman.

“Po është këndshëm të ecësh në këto rrugica dhe të shikosh dyqanet përreth. Është hera e parë që vijmë.”shton ai me shume dashamiresi.

Miqtë apo rrjetet sociale kanë bërë kureshtarë edhe turistë nga Portugalia.

“Ne jemi nga Portugalia dhe është hera e parë që vijmë në Shqipëri dhe në këtë qytet. Po qëndrojmë në Durrës, por vendosëm të vizitojmë këtë qytet, sepse e kemi parë në rrjetet sociale, madje kemi edhe miq që e kanë vizituar më parë dhe ishim shumë kureshtarë që ta shihnim këtë qytet. Sapo kemi mbërritur dhe deri tani më duket shumë bukur, natyra përreth si dhe vetë qyteti.”shprehen turistet nga portugalia te cilet vizitojne cdo vit qytetin e gurte.

“Jemi Xhoana dhe Paolo nga Portugalia. Kjo është vizita jonë e parë në Gjirokastër. Ky qytet na duket shumë i këndshëm, është mahnitës.”

“Mbërritëm mbrëmë dhe dritat e qytetit ishin shumë të mrekullueshme, ishin shumë të bukura. Është shumë e këndshme edhe gjallëria e qytetit. Është shumë bukur të shikosh kaq shumë njerëz.”

“Ky qytet ka një shije magjike.”

“Të duket sikur jeton në një shekull tjetër.”

“Ka shumë kulturë dhe është shumë bukur.”

Ushqimet e veçanta gjirokastrite janë një tjetër kujtim i bukur që do ta marrin me vete.

“Sa për ushqimet kemi provuar qifqi dhe musaka. Ishin të gjitha shumë të shijshme.”

“Për ëmbëlsirë provuam oshaf. E rekomandojmë, ishte shumë e mirë.”

Kjo panoramë e bukur nga kalldrëmet e Gjirokastrës në këto ditë Gushti është cilësuar nga kryeministri Edi Rama si shëmbëlltyra më e mirë e turizmit që shtrihet në gjithë vendin.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X