Turizmi arrin shifra rekord, INSTAT: 5.2 mln pushues për 7 muaj
Aktualitet

Turizmi arrin shifra rekord, INSTAT: 5.2 mln pushues për 7 muaj

Hyrjet e shtetasve të huaj kanë arritur nivele rekord në pjesën e parë të këtij viti duke treguar për një rritje të ndjeshme të aktivitetit të turizmit në vend.

Të dhënat e fundit të INSTAT bënë të ditur se për periudhën Janar-Korrik 2023, në vend kanë hyrë mbi 5 milionë e 167 mijë shtetas të huaj. Ky numër është rritur me 30,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, që kanë hyrë 3.9 milionë shtetas të huaj.

 Vetëm në Korrik, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.7 milion. Ky numër është rritur me 26,2 %, krahasuar me Korrikun e vitit të shkuar që ishin 1.4 mln turistë të huaj.

Të dyja këto shifra janë nivele rekord të paregjistruara ndonjëherë më parë në vendin tonë sa i përket flukseve të turistëve.

Sipas të dhënave të INSTAT, në periudhën 7 mujore, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve në territorin e Shqipërisë është rajoni i Evropës me 4 milionë e 949 mijë shtetas, pasuar nga Amerika me 131 mijë shtetas dhe Lindja e Mesme me 25 mijë shtetas.

Të dhënat e tjera, që janë të disponueshme deri në Qershor treguan se peshën kryesore të hyrjeve të shtetasve të huaj vijon ta mbajë Kosova, me 40% të totalit, ndërsa për herë të parë në vend të dytë kaluan italianët, me 9% të totalit dhe më pas renditen gjermanët dhe polakët. Gushti do të reflektojë një rekord të ri të turistëve, pasi deri më tani sipas të dhënave të turo-operatorëve ka një rritje me 40% në krahasim me Gushtin e vitit të shkuar.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X