Qendrat e mëdha spitalore në Tiranë, spitali rajonal Memorial dhe spitali rajonal i Shkodrës do të jenë 4 qendrat pritëse të pacientëve për urgjencat kirurgjikale. Ky është urdhri më i ri që vjen si vendim nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Një vendim i pak ditëve më parë i ministrisë së shëndetësisë rikthen sërish spitalet universitare më disa shërbime të tjera të shtuara.
Ashtu si në periudhën e Covid 19 ku u kombinuan shërbimet, edhe këtë herë spitali i sëmundjeve pulmonare “Shefqet Ndroqi” do të presë urgjencat kirurgjikale duke rritur kështu fluksin e punës dhe numrin e ndërhyrjeve.
Dr. Silva Bala sqaron se përse u mor ky vendim dhe si do të procedohet, ndonëse ky përqendrim vjen për shkak të përqendrimit të popullatës.
Përveç dy qendrave spitalore, sërish futet në lojë si ndihmëse edhe spitali i Traumës, ndonëse ka kontigjentin e vet të pacientëve.
Ndarja që bën urgjenca kombëtare e kanalizon punën në 4 spitale. Urgjencat në veri të vendit, të gjitha, drejtohen në spitalin rajonal të Shkodrës. Në jug është pritës spitali memorial, ndërsa për Shqipërinë e mesme dhe të gjitha rastet e rënda drejtohen në spitalin “Nënë Tereza” ose në sanatorium.
Leave feedback about this