“Vishet” me ndricim modern dhe me standarde evropiane edhe sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë. Tashmë Sheshi “Nënë Tereza” do të ketë ndriçim LED, konford modern dhe ekonomik. Ekipi i Mirëmbajtjes së Ndriçimit Publik në Bashkinë e Tiranës u kujdes për zëvendësimin e shtyllave dhe ndriçuesve me LED në të gjithë territorin që I përket sheshit kryesorë “Nënë Tereza”.Gjithnjë e më shumë rrugët e kryeqytetit po pajisen me ndriçimin LED, i cili është tepër miqësor me ambientin dhe njëkohësisht edhe më pak i kushtueshëm.Dritat LED janë përzgjedhur kryesisht për kursimin e energjisë elektrike. Përveçse kursejnë energji, kjo teknologji ka kosto të lirë në mirëmbajtjen dhe rrit cilësinë e ndriçimit.Teknologjia LED garanton qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e llambave, disa herë më tepër krahasuar me jetëgjatësinë e llambave aktuale.
Leave feedback about this