Viti 2022 shënon rekordin e mungeses së punëtorëvë të kualifikuar në Gjermani. Edhe pse ka shumë emigrat që pranohen në shtetin Gjerman sërish këta të fundit kishin probleme me mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar. Në Gjermani, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, ka arritur në nivel rekord më 2022, sipas një studimi të ri. Më shumë se 630.000 vende të punës për punëtorë të kualifikuar, nuk kanë mundur të plotësohen vitin e kaluar, për shkak se të papunët nuk kanë qenë të kualifikuar për kërkesat, ka thënë Qendra e Kompetencës për Punëtorë të Kualifikuar, e cila funksionon në kuadër të Institutit Ekonomik Gjerman. Ky realitet, sipas institutit, ka shënuar hendekun më të madh në ofertën dhe kërkesën për punë, prej kur kanë nisur të bëhen analiza të tilla më 2010, shkruan REL. Sektorët e shëndetësisë, shërbimeve sociale dhe edukimit, janë prekur më së keqi, bashkë me sektorët e ndërtimit, arkitekturës, dhe ndërtimit të teknologjisë.Sipas studimit, gjashtë prej 10 vendeve të lira të punës në këta sektorë, nuk kanë arritur të plotësohen.
Aktualitet
Viti 2022, shënoi rekordin e mungeses se punëtorëve të kualifikuar ne Gjermani.
- April 16, 2023
- 0 Comments
- 129 Views
Leave feedback about this