Megjithëse niveli I sigurimit te jetes te le per te deshiruar kete vit ndryshe nga vitet e tjera ka shënuar një rritje të ndjeshme gjatë muajve të parë të këtij viti. Bazuar ne buletinin e Autoritetit te Mbikqyrjes Financiare raportohen se primet nga sigurimet e Jetës gjatë muajit janar-shkurt 2023, arritën rreth 277 milionë lekë, apo 2.7 milionë dollarë. Rritja është 35.5% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkaq, Primet e sigurimit vullnetar, gjatë muajit janar-shkurt 2023 arritën rreth 1,4 miliardë lekë, 36.6% më shumë se në muajin janar-shkurt 2022. Kjo megjithëse numri i kontratave të sigurimit vullnetar pësoi u ulje me 0.86% krahasuar me muajin janar-shkurt 2022. Ndërkohë sa i përket tregut në tërësi, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për muajin janar-shkurt 2023 kapën vlerën 3,297 milionë lekë, ose 19.07% më shumë se në janar-shkurt 2022. Gjatë muajit janar-shkurt 2023, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 187,030 me një rritje prej 13.06% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.59% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8.41%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 43.48% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 56.52% të totalit të tregut.
Sigurime të Detyrueshme
Viti 2023 starton me rritjen e Sigurimeve te Jetës; AMF, llogariten ne 277 milion leke gjate dy muajve te pare te ketij viti.
- April 3, 2023
- 0 Comments
- 122 Views
Leave feedback about this