Maturantët që kanë zgjedhur të studiojnë në Fakultetin e Arkitekturës janë bërë pjesë e konkursit duke testuar njohuritë e përgjithëshme kryesisht në matematikë, fizikë dhe histori.
Në total janë regjistruar 391 kandidatë nga të cilët do të përzgjidhen 150 persona.
“Isha mes arkitekurës dhe inxhinierive por zgjodha këtë degë sepse më pëlen më shumë dhe mendoj se ka treg pune. Vitet e fundit është zhvilluar goxha.”
“Jam përgatitur vetë përgjithëasiht, duke parë edhe testet e vitit të kaluar si referencë. Por më kanë ndihmuar edhe mësuesit e lëndëve përkatëse, fizika përshembull sepse e kisha edhe provim mature.”
“Më pëlqen si degë sepse më jep hapësirë të shpreh talentin tim, ndërkohë fizikën e kam pikë të fortë dhe mendoj se do dal mirë.”
Fakulteti i arkitekturës ka rezervuar 210 kuota për studentët e ardhshëm, të shpërndara në 4 degë, arkitekturë, urbanistikë, interier dhe desing si dhe restaurues monumentesh kulture.
Sakaq, për maturantët që kanë zgjedhur degën e “Mjekësisë së Përgjithëshme”, kjo e mërkurë është dita e fundit e konkursit nga ku do të përzgjidhen 400 kandidatë nga 1813 aplikime në total.
Më 27 Gusht në portalin e aplikimit universitar U-Albania do të bëhet e ditur lista e fituesve në programet përkatëse.
Leave feedback about this