Duke qenë se jemi në fillimin e sezonit turistik na intereson te flasim edhe sa e pastër është Shqipëria dhe të adresojmë problematikat kryesore duke u ndalur te zonat më të ndotura. Por gjithashtu të ndërgjegjësohemi dhe të kuptojmë se ku mund të ndërhyjmë. Zonat me problematike janë lumi i “Ishmit” dhe grykëderdhja e tij kjo furnizon dhe vijën e bregdetit sidomos çon depozitime ne “Kepin e Rodonit” dhe nga te gjitha këto depozitime qe i kanë derdhur në det ka pasur raste kur mbetjet kanë shkuar edhe në Kroaci. -Lumi Lana, deri te ura e “Limorthit” deri ku bashkohet me përronin e Babrroit ka një ndotje të madhje, janë bërë disa aksione pastrimi por është bërë e pamundur që të ndërpritet hedhja e mbeturinave nga bizneset apo individët. -Zonat periferike: Lapidari te Kodra Diellit, rruga e Dajtit ka qenë problematike, zonat qe kan mbetur pasdite nga investimi qe perdoren si vendepozitimi. -Problem i madh janë edhe damapat e mbetjeve të përpunimit të mineraleve, pasi këto nuk duhet të rrinë në vende të hapura për një kohë të gjatë sepse mbetjet e tyre përfundojnë në tokat bujqësore. Në kohën e sezonit turistik krijohen shume vatra të mëdha në zonat bregdetare: Qaf Vota edhe ne vijën bregdetare ne Borsh edhe ne Gjiri i Akuariumit edhe qyteti Sarandës.
Leave feedback about this