Mungojnë specialistët/ Edhe administrata shtetërore në ‘hall’ për burime njerëzore
Aktualitet

Mungojnë specialistët/ Edhe administrata shtetërore në ‘hall’ për burime njerëzore

Edhe administrata publike po vuan për punëtorë të aftë. Mungesa e ekspertëve dhe specialistëve evidentohet në një  nga raportet e fundit të Ministrisë së Financave.

Mungesa e ekspertëve dhe specialistëve po vë në vështirësi administratën publike. Me këtë shqetësim përballet Ministria e Financave, teksa bën planifikimin e strategjisë së Menaxhimit të Financave Publike. Në raport ajo, vlerëson se mungesa e burimeve njerëzore është bërë pengesë për arritjet në pikat kyçe politikës fiskale. “Për sa u përket rregullave fiskale, sfida kryesore lidhet me trajnimin e stafit të sektorit për analiza dhe statistika. Për të kapërcyer këtë problem, po planifikohet të ndjekin trajnimet për ta zbutur këtë risk. Këto dy vite,  janë hapur procedurat e rekrutimit”, thuhet në raport.

Mungesa e stafit dhe ekspertëve është shqetësim madhor pothuajse në të gjitha funksionet.

Këtë vakum e kanë hasur vitin e kaluar, institucione si Kadastra dhe Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë.  Edhe për zgjerimin e përdorimit të sistemit online të thesarit gjatë vitit 2022 u shfaqën rreziqe të brendshme që lidheshin me mungesën e specialistëve në sektorin IT.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X